16:02 / 15.07.2022
Raphinha flet si lojtar i Barcelonës: Shumë idhuj kaluan nga këtej
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona ka vulosur sot lëvizjen e fundit, transferimin e futbollistit brazilain, Raphinha.
Ai është prezantuar të premtën.
"Unë po jetoj një ëndërr fëmijërie, familja ime gjithashtu. Unë do të bëj më të mirën për Barçën. Kam shumë idhuj që kanë kaluar këtu dhe kanë bërë histori. Nëse arrij të bëj gjysmën e tyre, do të arrij shumë", ka thënë Raphinha.
Para futbollistit ka folur presidenti i klubit, Joan Laporta.
"Shpresojmë që të punoni, të stërviteni dhe të vazhdoni të jeni si jeni. Na ka pëlqyer gjithmonë loja e bukur në Barça", i ka thënë ai brazilianit.
Raphinha deri tash ishte te Leeds United në Premier League.























