Moti sot në Kosovë
BKT
Lajme

Moti sot në Kosovë

Situatë afërsisht e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe në fundjavë. Do të ketë më shumë orë me diell dhe rritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Në viset e larta malore do të ketë vranësira të cilat herë-herë do të marrin karakter zhvillimi dhe mundësi per riga shiu, kryesisht në veriperëndim të Dukagjinit.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon që temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-18 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, të mbajmë masa mbrojtëse, syze, kapelë, ombrellë, rroba me ngjyrë të hapur etj.

Do të fryjë erë e lehtë, deri mesatare, nga drejtimi i verilindjes dhe perëndimit.


MË SHUME NGA Lajme