1219 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit
BKT
Lajme

1219 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit

Islam Haxhiu / RTK

Këtë javë edhe më tej është rritur numri i të infektuarve me Covid-19. 1219 raste pozitive janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit, nga 3283 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vaksinat kundër Covid-19 edhe për fëmijët e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç. Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave. Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë.

871 raste pozitive nga 2 mijë e 376 testime janë shënuar brenda 24 orëve të fundit . Sipas njoftimit të Ministrisë, poashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 341 persona si dhe janë vaksinuar 253 persona. Raste aktive me virus janë 3 mijë e 263 raste.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shkalla e rasteve pozitive të enjten është 36.65 për qind. Zedhenesi i Ministrise se Shendetesise Faik Hoti, në një prononcim për RTK-në, u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë ka miratuar sot vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e grupmoshës 5 deri në 11 vjeç.

Nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës. Ndërkohë po vazhdon vaksinimi i të gjitha grupmoshave. Grupmoshat mbi 60 vjeç mund të marrin vaksinën e katërt me kushtin që të tretën ta kenë marrë katër muaj më parë. 1219 raste pozitive gjatë 24 orëve të fundit.


MË SHUME NGA Lajme