10:09 / 16.07.2022
Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
Shkurta Rrahmani / RTKlive
Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, "Bashkatdhetarët në Kuvend" dhe hap dyert për të gjithë.
Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti të hënën dhe të martën, më 18 dhe 19 korrik 2022.