11:58 / 16.07.2022
Fazliu ndalet në sfidën e parë në “Grand Prix” të Zagrebit
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Xhudistja jonë Laura Fazliu është eliminuar nga “Grand Prix” të Zagrebit pasi u mund në duelin e parë.
Fazliu humbi përballjen me xhudisten Ariel Sanchez nga Republika Dominikane e cila u tregua më e suksesshme në dyluftim me kosovaren.
Fazlu dhe Sanchez u ballafaquan në kuadër të kategorisë 63 kilogramë.
Kujtojmë se dje garuan edhe xhudistet Flaka Loxha, e cila u ndal në çerekfinale dhe Distria Krasniqi e cila fitoi medaljen e argjendtë.























