16:51 / 16.07.2022
Lewandowski pas largimit nga Bayerni: Ishin 8 vite fantastike
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Sulmuesi polak Robert Lewandowski, ka folur pas largimit nga Bayern Munich.
Reprezentuesi polak pas tetë vitesh i ka dhënë fund aventurës tek kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Lewandowski nesër pritet t’i bashkohet gjigantit spanjoll, Barcelona.
“Këto tetë vite kanë qenë speciale dhe nuk do t’i harroj. Kam kaluar një kohë të mrekullueshme në Munih. Do të rikthehem sërish pas për të falënderuar të gjithë punonjësit e klubit”, ka thënë Lewandowski.























