07:51 / 17.07.2022
Vetëvendosje mban sot konferencë për media
E.Hoti/RTKlive
Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë sot konferencë për media.
Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Komunikim e Vetëvendosjes.
Në konferencë flasin kryeministri i Kosovës njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për qendra, Valon Hoti.
“Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin kryeministri i Republikës së Kosovës njëherit kryetari i LV-së, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori për qendra, Valon Hoti. (Zyret e VV-së, ora 14:00)", thuhet në njoftimin e VV-së .























