Veturat “OLD TIME”
Në Fokus

Veturat “OLD TIME”

Në qytetin e Prizrenit po mbahet edicioni i 17-të i OLDT- TIMER Fest. Në këtë festival marrin pjesë rreth 70 automjete motorike , që u përkasin periudhave të ndryshme.

Për të 17-tën herë në radhë në Prizren dje defiluan rreth 70-të automjete motorike të vjetra, që u përdorën në periudha dhe kohë të ndryshme. Këto makina që quhen “OLDT Timer” dhe nga shumëkush janë nxjerrë nga përdorimi, për disa persona janë të veçanta.

Automjeti më i vjetër i “OLDT  TIMER Fest” është një makinë franceze 94 vjeçe.

Por, gjithë këtë kolorit dekadash e prishi një makinë e tipit Zastava që shkruante Mi - Iicia , që kishte hyrë në Kosovë nga Mali i Zi. Pjesëmarrja e saj në “Old Timer Fest” u quajt provokim , ndërsa për të u përkujdes Policia e Kosovës .

Festivali i 17-të i “OLDT Timer Fest” do të vazhdojë edhe sot me ekspozitën e automjeteve të vjetra në sheshin Shatërvan.


APR
Romay Lift