​Kurti: Shteti nuk ka mundësi financiare të paguajë për energjinë në veri
BKT
Foto/Lëvizja Vetëvendosje
Lajme

​Kurti: Shteti nuk ka mundësi financiare të paguajë për energjinë në veri

Emine Hoti/RTKlive

(E plotësuar) Kryeministri Kurti sot gjatë një konference për media nga selia e Lëvizjes Vetëvendosje, përmendi edhe nënshkrimin e programit Kompakt me MCC .

Kryeministri Kurti u shpreh se shteti nuk ka më mundësi financiare të paguajë për energjinë e shfrytëzuar në veri të vendit.

“Preokupimi ynë kryesor është zbatimi i udhërrëfyesit i cili do ta mundësojë që sa më parë të fillojë edhe pagesa e energjisë elektrike në veri të Kosovës sepse shteti ynë, qeveria jonë, nuk mund ta përballojë as financiarisht dhe as materialisht një përsëritje të viteve të mëhershme, pra duhet të fillojë inkasimi i energjisë elektrike në veri të Kosovës” theskoi Kurti.

Kurti flet për zgjedhjet e brendshme të VV-së

Kryeministri i vendit Albin Kurti, njëherit kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, ka folur për zgjedhjet e brendshme të kësaj lëvizje, për të cilat tha se do të mbahen pas katër vjetësh.

Kurti  thotë se per zgjedhjet që do të mbahen në vitin 2026 VV-së i duhen struktura të reja të cilat do t’i përgjigjën nevojës së kohës.

“Një lëvizje e fuqishme siç është Lëvizja Vetëvendosje që paraqet subjektin më të madh në Kuvendin e Republikës është jo vetëm e domosdoshme që të jetë pranë qytetarëve për t’i organizuar ata, por është edhe mekanizmi që e siguron ndërrimin e thelbësor të qeverisjes dhe të transformimit institucional e shtetëror kudo që kjo është e nevojshme”, tha ai.

Ai tha se katër vitet e ardhshme për VV-në nuk do të ketë proces të brendshëm më të rëndësishëm se sa ky. “Zgjedhjet e ardhshme në Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë në vitin 2026, prandaj deri në ketë vit në kuptimin e demokracisë dhe përfaqësimit të brendshëm dhe organizimit e strukturimit të lëvizjes sonë nuk ka vit të rëndësishëm sikur viti 2022. Vit të rëndësishëm sikurse viti 2022 do të ketë vetëm në vitin 2026. Andaj është e domosdoshme që të përgatitet organizata më kohë për këto zgjedhje të brendshme. Përgatitja dhe pjesëmarrja duhet të shkojnë bashkë”, theksoi Kurti.

E Koordinatori për Qendra, Valon Hoti tha se më 15 gusht do të shpallen zgjedhjet për kryetar të LVV-së, kryetar të organizatës së gruas dhe rinisë për LVV.


MË SHUME NGA Lajme