Vazhdon restaurimi i shtëpisë së familjes Sokoli në Prizren
MKRS
Kulturë

Vazhdon restaurimi i shtëpisë së familjes Sokoli në Prizren

RTKLive

Kjo kryevepër e krijimtarisë artistike të mendjes dhe dorës së njeriut do t`i nënshtrohet restaurimit së shtëpisë së familjes Sokoli në Prizren i cili është shembull i përkushtimit të familjes ndaj mbrojtjes së vlerave edhe kur ka munguar mbështetja institucionale.

Kjo traditë e palakmueshme do të marr fund, pasi jemi në fazën përfundimtare të përgatitjes për të nisur punimet restauruese në këtë shtëpi të veçantë.

Vazhdojmë pa u ndalur me investime në trashëgiminë tonë kulturore. Së fundmi kemi nisur ndërhyrjet restauruese edhe në disa nga shtëpitë tradicionale të Prizrenit. Aktualisht jemi duke realizuar ndërhyrje në mbi 20 asete të trashëgimisë kulturore në Prizren.

Ruajtja e dëshmive materiale të së kaluarës, fuqizimi i identitetit dhe karakterit kulturor, dhe kontributi në ekonominë lokale janë arsyet kryesore të angazhimit tonë në këtë sektor, ka shkruar ministri Hajrullah Ceku. 

 


APR
Romay Lift