Edhe dy gazetare ukrainase strehohen në Kosovë
BKT
Foto/AGK
Lajme

Edhe dy gazetare ukrainase strehohen në Kosovë

RTKlive

Në Kosovë, sot, kanë mbërritur dy gazetaret ukrainase Iryna Synelnyk dhe Oksana Chykanch.

Gazetaret janë mirëpritur nga kolegja e tyre, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Zyrtarja Ligjore e ECPMF, Flutura Kusari, si dhe përfaqësues të MPB-së dhe Policisë së Kosovës.
 
Synelnyk dhe Chykanch - do të strehohen në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence - Kosovo”, i cili është inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF dhe European Federation of Journalists - EFJ, e që mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
 
Programi është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, ku deri më tani kanë strehuar gjashtë gazetarë. 
 
“Journalists in Residence - Kosovo”, ofron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës, njofton AGK.
 
 


MË SHUME NGA Lajme