VIDEO-Kalaja e Novobërdës pa ciceron kulturor
Ahmet Maholli/ RTK
Gjatë qëndrimit në Kosovë, bashkatdhetarët kanë mundësi të shumta për vizita nëpër vende të ndryshme.
Kalaja e Novobërdës është një nga pikat turistike të vendit e cila ka vizitorë por nuk ka se kush ti presë ata ngase mungon një ciceron i cili do të shpjegonte historinë e kësaj kalaje
Për Kalanë e Novobërdës e cila renditet si njëra nga lokalitet më të rëndësishme historike të Kosovës, është shkruar shumë, edhe në librat shkollorë, por është një ndjenjë tjetër posa të afrohesh mureve të saj, sepse nga kjo mësohet më shumë për historinë e popullit tonë.
Pikërisht për të mësuar më shumë për kalanë, vizitorët nuk munguan. Ata thonë për RTK se kjo kala në është e bukur për t’u vizituar edhe për shkak bukurive natyrore.
“Kemi dalë me vizitu kalanë bashkë më familjen, mendoj se ia vlen të vizitohet kalaja dhe I ftoj të gjithë që të vijnë ta vizitojnë këtë vend të bukur, këtë natyrë të bukur”, tha Besim Azizi.
Edhe pse në mungesë të një ciceroni, kalja e Novobërdës, e cila rrethohet nga bukuritë natyrore që ka, vazhdon të vizitohet nga shumë vizitorë, por, fatkeqësisht muret e kësaj kalaje janë në gjendje jot ë mirë, pasi që kompania serbe e cila kishte bërë renovimin e saj, duket se më shumë e ka dëmtuar se sa restauruar.
Vizitorët kërkojnë nga institucionet kujdes ndaj këtij monumenti të trashëgimisë kulturore
Ministria e kulturës të ndërmarrë veprime, sa më shpejt të intervenojë, ta rregullojë infrastrtukturën për ta bërë çasjen më të lehtë për vizitorët të cilët vijnë ta vizitojnë këtë monument ta lashtë.
RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Novobërdës se përse nuk ka cicerone në kala, por të njëjtit nuk kanë janë përgjigjur.
Kalaja e Novobërdës, është ndërtuar nga Perandoria Bizantine nga ku mund të shiheshin si në pëllëmbë të dorës 130 hektarët. Pozita strategjike e ka bërë këtë kala të jetë e rëndësishme si pikë e lakmueshme në kohën e perandorive e pushtimeve për territore.
Nga kjo zonë që tani është shpallur zonë e mbrojtur, shihen hyrjet e katër komunave të mëdha: Prishtinës, Lipjanit, Kamenicës si dhe Gjilanit.























