06:03 / 18.07.2022
Sot dhe nesër Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët
RTKlive
Të hënën dhe të martën, më 18 dhe 19 korrik 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
"Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti, nga ora 8:00 – 16:00", njofton Kuvendi i Kosovës.























