Mehaj: Krenar me policët, t’i përkrahim fuqishëm
E.Hoti/RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka komentuar rastin e sulmit të pesë zyrtarëve policorë në Leposaviq, ku policët rrezikuan jetën e tyre në operacionin kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar.
Mehaj përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen maksimale për Policinë e Kosovës, të cilët i quajti gardianë të sigurisë dhe rendit publik.
Postimi i Mehajt:
Mirënjohje maksimale për Policinë e Kosovës, gardianen tonë të sigurisë dhe rendit publik.
Rasti i fundit, kur duke rrezikuar edhe jetën e tyre dhe qëndruar fuqishëm në krye të detyrës, kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, na bënë shumë nder dhe krenar të gjithëve, krahas përgjegjësisë së të gjithëve që të përkrahim fuqishëm Policinë tonë.
Policëve të lënduar gjatë operacionit të fundit, u urojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim në detyrat, shërbimin dhe misionin e tyre të shenjtë.























