Mehaj: Përvoja e ushtarakëve të lartë izraelitë shumë e rëndësishme për FSK
BKT
Foto/Armend Mehaj/Facebook
Lajme

Mehaj: Përvoja e ushtarakëve të lartë izraelitë shumë e rëndësishme për FSK

RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur sot një delegacion nga Forumi Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri dhe mes tyre edhe themeluesin e forumit, gjeneralin Amir Avivi.

“Përvoja e ushtarakëve të lartë izraelitë shumë e rëndësishme në procesin tonë zhvillimor të FSK-së”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, sot, prita delegacionin nga Forumi Izraelit për Mbrojtje dhe Siguri (IDSF/Habithonistim), të prirë nga themeluesi i këtij forumi, gjeneral Amir Avivi”.

Mehaj tha se ata biseduan për forcimin e bashkëpunimit për mbrojtje dhe siguri, si dhe për temë kryesore kishin edhe integrimi ne përvojave shtetërore izraelite në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore të Kosovës.

“Në këtë takim miqësor, biseduam lidhur me çështjet me interes të përbashkët, si dhe forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në mes të dy vendeve tona”.

“Ndër temat kyçe të takimit kishim edhe solidarizimin me vlerat e ndërsjella kulturore dhe nacionale, në periudha të ndryshme historike, si dhe për integrimin e përvojave shtetërore izraelite, në sistemin e sigurisë dhe mbrojtjes shtetërore të  mbrojtjes shtetërore të Kosovës”.

https://www.facebook.com/mehaj.armend/posts/373723021535751

 


MË SHUME NGA Lajme