Muhaxhiri: Tash kemi momentum të ri për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut
Shqipe Gashi/RTKlive
(E plotësuar) Me organizimin e konferencës ndërqeveritare edhe zyrtarisht nis procesi i neogociatave mes Bashkimit Evropian dhe dy shteteve ballkanike, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Analisti politik, Artan Muhaxhiri tha se fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është momentum i ri politik. "Është një momentum i ri për dy vendet, në Maqedoni të Veriut opozita ka probleme. Anëarësimi në bllok për dy vendet do të jetë më i shpejtë", tha ai për RTK në Info Plus.
Ai ka folur edhe për procesin që Kosova do të ketë në të ardhmnen në rrugën e BE-së. "Rruga e anëtarsimit të Kosovës drejt BE-së është jetike", tha ai.

Ramadani: Nga nesër Maqedonia e Veriut vendoset në rrugën drejt e BE-së
Me organizimin e konferencës ndërqeveritare edhe zyrtarisht nis procesi për të cilin Shkupi zyrtar ka pritur 17 vjet.Kjo u mundësua pasi të shtunën e kaluar, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut votoi pro propozimit francez i cili mundësoi heqjen e vetos bullgare që bllokonte procesin, duke insistuar në zgjidhjen e kontestit bilateral që kryesisht ka të bëjë me gjuhën dhe historinë.
Analisti politik, Ismet Ramadani tha në emisionin "Info Plus", në RTK-në, se shqiptarët kanë qenë korrekt sa i përket çështjeve politike dhe janë faktor në Maqedoninë e Veriut.Ai beson se do të mund të sigurohen votat e dy e të tretave të deputetëve për ndyshimet kushtetuese.Sipas tij ka qenë momenti i fundit që Maqedonia e Veriut të ecë drejt BE-së, nëse do të kishte probleme të mëdha.
"Qytetarët maqedonë duhet ta kuptojnë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktorë në këtë vend dhe nëse do të kishte problem, vetë maqedonasit do të humbnin", tha ai për RTK-në.























