Hapoel Beer Sheva prezanton Selmanin
BKT
Sport

Hapoel Beer Sheva prezanton Selmanin

Uran Krasniqi/RTKLive

Reprezentuesi i Kosovës, Astrit Selmani nuk do të luajë më në kampionatin suedez. Ai do ta vazhdojë karrierën e tij në Izrael. 

Hapoel Beer Sheva është klubi ku tani e tutje do të luajë Selmani. 

Transferimi i tij te klubi elitar izraelit ka kushtuar 1 milionë euro, ndërsa kontrata që ka nënshkruar është tri vjeçare.

Selmani në sezonin e fundit ishte pjesë e Hammarbyt në Suedi.

Shtatlarti ka pesë paraqitje me Kombëtaren A të Kosovës, ku ka shënuar edhe një gol.