22:11 / 18.07.2022
Lewandowski i kalon testet mjekësore te Barcelona
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona ka njoftuar se sulmuesi polak, Robert Lewandowski i ka kaluar tashmë testet mjekësore.
“Ai është gati” ka shkruar klubi katalunas në Facebook.
50 milionë euro i kushtoi klubit nga Spanja transferimi i Lewandowskit nga Bayern Munich.
Barcelona gjendet në Miami ku po merr pjesë në një turne para-sezonal.























