09:20 / 19.07.2022
Rama: Krenari që sot Shqipëria ulet në tavolinën e Evropës së bashkuar
B. Halimi / RTKlive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka vlerësuar krenari dhe kënaqësi faktin që sot Shqipëria do të ulet në tryezën e madhe të Evropës së bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësim.
"Mirëmëngjes me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj", ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.























