Rama: KE-ja të kërkojë falje për akuzat e turpshme kundër UÇK-së
BKT
Lajme

Rama: KE-ja të kërkojë falje për akuzat e turpshme kundër UÇK-së

Denion Ndrenika, Tiranë/ RTK

Kryeministri Edi Rama tha se Këshilli i Europës duhet të kërkojë falje për akzuat e sajuara ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte apo trafik organesh njerëzore.

Ai tha se Gjykata e Hagës po mban në burg ish-krerët e UÇK-së me akuzat e pavërtetuara në asnjë rast për krime lufte dhe trafikim të organeve të qenieve njerëzore. Kryeministri theksoi se ai vetë nuk ngre akzua, duke theksuar se "nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e lojës"". "Por, di - ka vijuar ai, - që një histori fatkeqësisht jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Prandaj, çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është që duke parë akuzat nuk ka asnjë fakt apo dyshime mbi trafikimin e organeve"., raporton korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika. "Këshilli i Evropës duhet të gjejë kurajon, të dalë përballë e të thonë “na falni”, sepse nuk mundet që ata ta bëjnë një gjë të tillë, në një vend ku gjëra të tmerrshme kanë ndodhur dhe që ne i kemi përjetuar nën diktatin sovjetik apo në periudhën e ndikimit kinez, që të mund të ndodhin sërish"-tha kryeministri pëpara gazetarëve në Bruksel ku u zhvillua Konferenca e Parë Ndërqeveritare për eurointegrimin dhe Shqipërisë iu hapën negociatatat për anëtarësim. Sipas Ramës, raporti i senatorit Dik Marti u bë shkas për të krijuar Gjykatën e Hagës, por theksoi se "ka qenë ky raport plot me gjepura, që ka sjellë në jetë këtë lloj gjykate speciale"". "Hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë e Shqipëri, totalisht të pavarura nga çfarëdo lloj ndikimi, dhe nuk solli asgjë, zero. Zero absolute përqindje të trafikimit të organeve të qenieve njerëzore. UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës"-tha zoti Rama. Ndonëse nuk u mor me individë të veçantë, kryeministri tha se "është e pamundur të akuzosh një komb të tërë që u çlirua nga një përpjekje kaq e madhe dhe falë UÇK, përkundër një makinerie të spastrimit teknik të Millosheviçit, dhe krejt papritur të hidhen kështu në thellësitë më të mëdha të plehrave gazetareske".


MË SHUME NGA Lajme