Kurti priti pianisten Melisa Ibrahimi, e përgëzon për sukseset e deritashme
Rtklive
Foto/ Zyra e kryeministrit
Kulturë

Kurti priti pianisten Melisa Ibrahimi, e përgëzon për sukseset e deritashme

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur në zyrën e tij pianisten Melisa Ibrahimi dhe profesoren e saj, Alberta Troni.

Pianistja Ibrahimi dhe profesorja Troni kanë përfaqësuar Kosovën në shumë gara ndërkombëtare të pianistikës. Së fundmi, më 7 korrik, ato fituan vendin e tretë në garën ndërkombëtare për të rinj “Dinu Lipatti Roma 2022”, e organizuar me mbështetjen e Presidencës së Republikës së Italisë. Kryeministri Kurti i uroi për sukseset e deritanishme. “Sukseset e tilla na bëjnë të gjithëve krenarë dhe në të njëjtën kohë na rikujtojnë talentin dhe potencialin e rinisë sonë, si edhe përgjegjësinë që institucionet shtetërore kanë në mbështetje të tyre”, citohet Kurti në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Melisa Ibrahimi është fituese e 15 çmimeve të ndryshme në gara të pianistikës në Gjermani, Rusi, Britani të Madhe e Suedi.


MË SHUME NGA Kulturë