Ballkani fiton thellë në San Marino (E plotësuar)
BKT
Sport

Ballkani fiton thellë në San Marino (E plotësuar)

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani thuajse gjendet në raundin e tretë të Conference League. Kjo pas fitores së thellë ndaj La Fiorita, në një ndeshje të vlefshme për Conference League.

Kampioni kosovar ka fituar 4-0.

Për klubin suharekas kanë realizuar Rrahmani dy herë dhe Berisha e Korenica nga një herë. 

Ndeshja e ardhshme zhvillohet javën e ardhshme në Prishtinë. 

Ballkani realizon katër herë, pothuajse kalon raundin tjetër

Ballkani ka gjetur edhe golin e katërt në në ndeshjen ndaj La Fiorita, e vlefshme për Conference League.

Ka qenë duke u zhvilluar minuta e shtatëdhjetë e tretë kur ka realizuar Berisha.

Paraprakisht kanë shënuar Rrahmani dy herë dhe Korenica një herë. 

Me këtë fitore Ballkani thuajse gjendet në raundin e tretë të Conference League. 

Ballkani shënon edhe golin e tretë

Ballkani ka realizuar edhe golin e tretë në ndeshjen ndaj La Fiorita, e vlefshme për Conference League.

Ka qenë duke u zhvilluar minuta e pesëdhjetë kur Rrahmani ka realizuar për rezultatin 3-0. Edhe golin para këtij të fundit e ka shënuar pikërisht Rrahmani. Golin e parë e ka realizuar Korenica.

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë.

Ballkani shton avantazhin ndaj La Fiorita 

Ballkani ka rritur epërsinë në ndeshjen ndaj La Fiorita, e vlefshme për Conference League.

Rrahmani ka realizuar në minutën e njëzet e tretë të takimit, duke bërë që rezultati të shkojë në 2-0.

Golin e parë e ka realizuar Korenica në minutën e gjashtë. 

Ballkani realizon qysh në fillim të ndeshjes 

Ballkani e ka gjetur golin ndaj La Fiorita qysh në fillim të ndeshjes, në një përballje që është e vlefshme për Conference League.

Ka qenë Korenica ai që ka shënuar në minutën e nëntë. 

Kjo ndeshje i takon raundit të dytë.Fillon ndeshja La Fiorita - Ballkani 

Ka filluar ndeshja mes La Fiorita dhe Ballkanit, e vlefshme për Conference League. Kjo ndeshje i takon raundit të dytë.

Ballkani fillimisht ishte prezente në kualifikimet e Champions League, por aty u eliminua nga Zalgiris.

La Fiorita - Ballkani, formacionet

Ballkani luan sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër La Fioritas. Tashmë janë publikuar edhe formacionet.No description available.