Raporton Bordi për Sigurime Shëndetësore
Venera Adili / RTK
Fondi për Sigurime Shëndetësore është në proces të barazimit me dhjetëra institucione shëndetësore private. Fatmir Plakiqi, drejtor i këtij institucioni, në raportimin para komisionit për shëndetësi ka bërë të ditur se të gjitha transaksionet për pacientë prej vitit 2013 bashkë me raportet për secilin pacient do të raportohen e pasqyrohen.
Disa herë është pyetur për zhvillimet në institucionin që e drejton, por Fatmir Plakiqi, drejtor i bordit për sigurime shëndetësore, u deklarua të mos ketë përgjegjësi për asnjë prej tyre.
Deputetët e komisionit parlamentar për shëndetësi kanë adresuar çështje për të cilat kërkuan përgjegjësi por përgjigjen e kishte të njëjtë Plakiqi kur tha se i gjithë problemi është të mospërditësimi i udhëzimit administrativ për trajtime jashtë vendit.
Për më shumë ndiqeni videon:























