07:58 / 20.07.2022
Flamuri kuq e zi, në oborrin e selisë së Bashkimit Evropian
RTKLive
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në Facebook një fotografi nga Brukseli, ku shihet flamuri kuq e zi, në oborrin e selisë së Bashkimit Evropian.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook.
MIRËMËNGJES
"Me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar ai.
Republika e Shqipërisë dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur dje zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.























