Abdixhiku takoi Shaip Kamberin deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë
Afet BELA/ RTKlive
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka takuar Shaip Kamberin deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
"Sot, me bashkëpunëtorë, pritëm në takim deputetin Shaip Kamberi zërin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë. Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje. Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm. Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë - siç dhe ka ushtruar deri më tani - zërin e shqiptarëve në çdo mundësi të tij", ka shkruar ai në "Facebook".























