13:35 / 20.07.2022
Komisioni njoftohet për platformën e politikës së inteligjencës e sigurisë
RTKlive
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mbajti mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Ganimete Musliu, kryetare.
"Në këtë mbledhje, në harmoni me dispozitat e Ligjit për AKI-në, anëtarët e komisionit u informuan lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë, të miratuar nga Qeveria e Kosovës", njofton Kuvendi i Kosovës























