Hoti: Inflacioni luftohet me politika fiskale e monetare, jo me ligje
BKT
Lajme

Hoti: Inflacioni luftohet me politika fiskale e monetare, jo me ligje

B. Halimi / RTKlive

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e LDK-së, ka reaguar lidhur me propozimin e Qeverisë për hartimin e një ligji për çmimet në produktet bazë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për ta zbutur krizën nga inflacioni, ka dalë me propozim për një projektligj.

“Në asnjë vend demokratik dhe me ekonomi të tregut, inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare. Edhe pse kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Pra, po flasim për muajin nëntor kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyj në fuqi”, ka theksuar Hoti.

Tutje deputeti i LDK-së ka thënë se “kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë”.

Sipas tij me masat që ka propozuar LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët.


MË SHUME NGA Lajme