​10 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja
Foto arkiv/ RTKlive
Në Fokus

​10 vjet nga vdekja e poetit Ali Podrimja

RTKlive

Poeti Ali Podrimja, më 21 korrik 2012, u gjet pa shenja jete në qytetin Lodeve të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Ai u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij, të cilët thanë se kishin humbur kontaktet që prej datës 18 korrik,  kur u paraqit për lexim në kuadër të festivalit ndërkombëtar të poezisë "Voix della Mediterrane"  

Podrimja u gjet  i vdekur në rrethinat e qytetit  të Lodeve, pranë një lumi.

Ali Podrimja u lind më 28 gusht, 1942 në Gjakovë.  Ai konsiderohet nga kritika letrare, bard i poezisë shqipe  i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. 

Libri i tij më i njohur është  "Lum Lumi", vëllimi poetik që ai i kushtoi djalit të tij  që vdiq në moshë të hershme. 


APR
Romay Lift