Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid 19
BKT
Foto: ShSUK Facebook
Lajme

Rritet numri i pacientëve të hospitalizuar me Covid 19

RTKlive

Shërbimi spitalor klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rritur numri i pacientëve të spitalizuar me Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme.

Bazuar në raportin e datës 21 korrik 2022, rritje të numrit të pacientëve ka në Klinikën Infektive, Klinikën e Gjinekologjisë, Klinikën e Pediatrisë dhe në atë të Neonatologjisë.

"Në tërë ShSKUK-në, të spitalizuar me Covid-19 janë 91 pacientë. Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 25 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 12 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 3 foshnje, Spitali i Gjakovës,11 pacientë, Spitali i Pejës, 17 pacientë, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë", thuhet në njoftimin e Shërbimin spitalor klinik dhe Universitar të Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme