Linjat e trafikut urban kanë filluar të operojnë deri në orën 24:00
Arlinda Sejda/ RTK
Nga mbrëmë Linjat e trafikut urban në Prishtinë kanë filluar të operojnë deri në orën 24:00.
Ilirik Musliu drejtor i shërbimeve publike në komunën e Prishtinës në një intervistë për Lajmet e Fundit në RTK ka thënë se sektori i mobilitetit bashkë me trafikun urban kanë dalë me rekomandim për zgjatjen e orarit të operimit deri në orën 24:00 për linjat : 1, 1 a, 3 dhe 4
"Kemi pasur disa kërkesa, ekipet bashkarishtë kanë dalë në teren, kanë bërë analizat dhe kanë parë qe është e nevojshme që këto linja të zgjaten deri në ora 24:00"
Në vazhdimësi do të punohet që këto linja të riorganizohet ndërsa Komuna e Prishtinës do të bëjë analizë edhe për shtimin e linjave të tjera
Sa i përket çmimit te biletave Komuna është në diskutim me BERZH-in që njëkohësisht vjen si kërkesë për rritjen e çmimit të biletës nga 40 cent në 50 cent, si shkak i rritjes së çmimit të naftës
"Duke ditur që prej shtatorit ne fillojmë në procedurën e tenderimit, prokurimit për flotën e re të trafikut urban, andaj edhe ata kanë vendosur kusht të bëhet rritja e çmimit të biletës", tha ai për RTK.
Me vendim të Kryetarit të Prishtinës Përparim Rama këto linja do të jenë funksionale pa një afat kohor, derisa pritet që së shpejti të rimodelohet trafiku urban dhe shtimi i linjave të reja.























