Ramë Lahaj: Festivali `RLIOF’, promovim i artit operistik
BKT
Lajme

Ramë Lahaj: Festivali `RLIOF’, promovim i artit operistik

B. Halimi / RTKlive

Ramë Lahaj është rikthyer sërish në vendlindje, kësaj radhe për edicionin e dytë të festivalit të operës  “Ramë Lahaj International Opera Festival” (RLIOF).

Në një konferencë për media, Lahaj ka shpalosur detajet e këtij eventi, teksa ka thënë se qëllimi i festivalit është promovimi i artit operistik dhe përkrahja e talenteve. Ai ka shprehur dëshirën që ky festival të shndërrohet në tradicional, pasi një të tillë nuk e ka as rajoni.

“Ajo çfarë më shtyn me e dhënë gjithë këtë energji e me bë një festival, i cili po shpresoj se ka me u kthyer në një traditë dhe ka me qenë pjesë e pandashme është sepse jam i sigurt që i duhet edhe institucioneve të Kosovës, sidomos po flas për aspektin e operas, meqë veç jemi në planifikim të ndërtimit të institucionit të operas. Kam dashur t’i paraprijë, t’i ndihmoj, por njëkohësisht t’i dalë borxhi të gjithë talenteve të rinj”, ka theksuar Ramë Lahaj.

Ai tutje ka thënë se po mundohet ta promovojë Kosovën në mënyrën më të mirë.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku tha se ky festival kontribuon në themelimin e Operës së Kosovës. Ai ka thënë se MKRS e vlerëson veprimin e Ramë Lahajt, i cili si artist i skenës botërore opersitike është kthyer në vendlindje për të dhënë kontributin e tij nëpërmjet këtij festivali.

E për rëndësinë e këtij festivali foli edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai theksoi se festivali RLIOF e pasuron jetën kulturore në kryeqytet.

Ky festival mbahet nga 21 korriku deri më 31 korrik, në sheshin "Skënderbeu".


MË SHUME NGA Lajme