Goditet me veturë një prokurore në Pejë (Video)
BKT
Fotoilustrim
Lajme

Goditet me veturë një prokurore në Pejë (Video)

Blerim Halimi / RTKlive

Sot në Pejë një veturë ka goditur një prokurore të shtetit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në afërsi të Gjykatës, në rrugën “Adem Jashari”, e ku personi që e ka shkaktuar këtë vepër penale ka ikur menjëherë nga vendi i ngjarjes, derisa prokurorja e shtetit është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Në një prononcim për RTK-në, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, ka thënë se gjendja e prokurores aktualisht është stabile.

“Prokurorja e shtetit ka qenë në një seancë gjyqësore dhe pas përfundimit të seancës duke kaluar rrug ën në zebra është goditur nga një veturë, e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Prokurorja menjëherë është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës nga shoferi i prokurorisë. Për fat të keq prokurorja ka pësuar disa lëndime”, ka theksuar Nikqi.

Sipas tij Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës janë intensivisht duke punuar që personi i dyshuar të arrestohet dhe të merren veprimet ligjore ndaj tij.

Ai nuk ka dashur të flasë nëse ky rast ka pasur ndonjë motiv apo thjesht ka qenë aksidental.

“Nuk mund të lëshohemi sa i përket motiveve sepse personi që ka kryer këtë vepër penale është ende në arrati. Pasi të merren veprimet hetimore dhe të ndriqohen disa rrethana, atëherë doi të dalim me një qëndrim se si ka ndodhur ky aksident. Ajo që është shqetësuese është se personi që ka goditur me veturë prokuroren duke e kaluar rrugën në zebra nuk është ndalur dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar Nikqi.

Sipas tij prokurorja pasi është dërguar në spital i ka bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe për fat të mirë gjendja e saj për momentin është stabile.


MË SHUME NGA Lajme