Kosova eksporton boronicën në Bashkimin Evropian-Video
BKT
FOTO/ RTK
Lajme

Kosova eksporton boronicën në Bashkimin Evropian-Video

Vedat Vllasaliu/ RTK

Kultivimi i boronicës është veprimtari shumëfitimprurëse. Rol bazik në zhvillim luan sasia por edhe cilësia e ujit, është i nevojshëm sistemi kundër breshrit. Një ndër problemet është kalbëzimi i rrënjës dhe insektet - dëmtuesit më të mëdhenj.

Me subvencionet të mira, do të ketë më shumë prodhim, për këtë kërkohet mbështetja për sistem kundër breshrit dhe sistemit të mençur të ujitjes. Çmimi i shitjes shumë i mirë, tregtimi s`është problem dhe ka vend edhe për shumë më shumë eksportim të boronicës. Ka interesim nga jashtë për investime në prodhim të asparagusit në Kosovë.

Një problem është reduktimet e energjisë rrezikojnë prodhimin dhe eksportin e boronicës

Familja Uka nga fshati Dyz i Podujevës ka të mbjellur rreth 3 hektarë me këtë kulturë e cila është e re në vendin tonë. Derisa po monitoronte nivelin e pjekjes së boronicës në këtë pemishte moderne komerciale  fermeri Brahim Uka  thotë se marrja me këtë kulturë është fitimprurëse.  Kultivimin e saj si familje e kishin filluar në vitin 2015 deri atëherë ata ishin marrë me bujqësi tradicionale.

Brahim Uka, fermer, tha për RTK se përkundër asaj që është kulturë e re në vendin tonë. Uka   sqaron se kultivimi i boronicës deri në vjelje nuk është punë e rëndë

Boronica në vitin e parë dhe të dytë jep rendimentë shumë të vogla, nga viti I 3 ajo rrit rendimentin , e për të arritur deri në këtë fazë nevojitet trajtim profesional I cili sipas njohësve të kësaj fushe mbështetet në 5 faza.

Krahas cilësisë së tokës, teknikave lavërtare rol bazik në zhvillimin e kulturës së boronicës luan sasia por edhe cilësia e ujit. Kjo kulturë kërkon që vlera e Pehasë të jetë 5 derisa në vendin tonë në shumicën e vendeve vlera është 7. Për trajtimin e ujërave për ti kthyer në këto vlera nevojitet një sistemi të menaqur digjital i cili është edhe I kushtueshëm. Kur uji është brenda këtyre parametrave atëherë rendimenti për këtë kulturë mund të rritet për mbi 40 përqind

Edhe boronica si të gjitha kulturat tjera kanë edhe sëmundjet e tyre. Përkundër që llogaritet si bimë e fuqishme ajo nuk mbetet krejtësisht e paprekur. Si sëmundje më e rrezikshme llogaritet kalbëzimi I rrënjës derisa edhe insektet rangohet lartë.

Kultivimi i boronicës në vendin tonë kryesisht bëhet në fushë të hapur. Rreziku nga breshëri, dhe shpendët gjithmonë ekziston. Për tu mbrojtur nga to por edhe për të ulur temperaturat të cilat nëse kalojnë 32 gradë e dëmtojnë atë i nevojshëm  po shihet sistemi kundër breshërit

Ministria e Bujqësisë këtë vit për një hektarë të mbjellur me boronicë subvencionon fermerin me 400 euro, plus 54 euro subvencione në naftë. Kjo vlerë nga fermerët dhe njohës të kësaj fushe po vlerësohet e mirë por ata kërkojnë që Ministria të mbështesë sistemin kundër breshërit  dhe atë të menqur për ujitje.

Kultura e Boronicës brenda një hektari mund të arrijë deri në 15 tonë rëndiment. Çmimi i shitjes për boronicën e freskët për momentin është rreth 5 euro derisa tregtimi nuk është problem. Ajo në tërësi po eksportohet në Bashkimin evropian.

Tregtimi i boronicës për në vendet e Bashkimit evropian po realizohet përmes pikave grumbulluese. Një prej është edhe ajo e Bejtush Gashit në fshatin Mramor. Ai këtë biznes e ka të trashëguar nga prindërit, pasi ata që në vitet e 70-ta kishin mbledhur e më pas përpunuar këpurdha për kompani sllovene. Ai sqaron se përkundër vështirësive në ditët e sotme ka arritur kapacitete që të ruaj 2 mijë ton produkte.

Gashi  ua preferon fermerëve këtë kulturë, pasi  tashmë ka çmim të lartë dhe treg të sigurtë 

Kosova renditet ndër vendet ideale për mbjelljen e kësaj kulture, jo  vetëm për rendimenti por edhe për cilësi

E sa i përket eksportimit Erblin Gashi menaxher i këti sektori thotë se për këtë kulturë ka edhe shumë hapësirë për eksportim dhe se fermerët nuk duhet të frigohen për tregtim. 

Arritja e këtyre tregjeve sipas tijë është bërë me shumë mund, derisa sqaron se po aq vështirësi paraqet edhe ruajtja e tyre e cila bazohet në besimin i cili duhet të jetë i qëndrueshëm.

Cilësia e mirë e produkteve vendore, ka filluar jo vetëm të bindë për tregtim jashtë vendit por edhe të joshë të huajt për investim në Kosovë. Erblini sqaron se një kompani nga Gjermania është e interesuar që të investojë në prodhim

Përkundër këtyre arritjeve në tregtim dhe  kushteve të mira klimatike për rendiment dhe cilësi,  prodhimi në vendin tonë vazhdon ta ketë një mangësi. Reduktimi I energjisë elektrike në emër të punimeve.

Në vendin tonë për momentin janë të mbjellura 110 hektarë me boronicë.


MË SHUME NGA Lajme