19:57 / 23.07.2022
Osmani: Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë
RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë.
"Për 100 ditë, kryeqyteti i Kosovës do të jetë referencë globale e ngjarjes së madhe kulturore Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade. Patëm kënaqësinë mbrëmë që ta hapim edicionin e katërmbëdhjetë të Manifestës, i cili përkon me 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës", ka shkruar Osmani në Facebook.
Sipas saj Prishtinës, i ka hije kjo pamje, kur grumbullon njerëz nga vende të ndryshme të botës për ta shpërfaqur shpirtin e saj rinor, sikurse edhe hapjen ndaj kulturave e kombeve të tjera.
"Manifesta është një moment ideal për ta ridëshmuar identitetin tonë evropian", tha ajo.























