14:23 / 26.07.2022
Sonte Ballkani-La Fiorita
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ballkani sonte në mbrëmje përballet me La Fioriten, në sfidën kthyese të rundit të dytë në Ligën e Konferencës, sfidë kjo që luhet në ‘Fadil Vokrri’.
Kampioni i Kosovës në këtë duel hyn më fitoren e thellë prej 4-0 në ndeshjen e parë, dhe sonte synon fitoren e radhës për të vulosur kalimin në rrethin tjetër të kësaj garë evropiane.
Ndeshja Ballkani-La Fiorita nis në orën 20:00.























