16:23 / 26.07.2022
Elvis Rexhbexhaj bëhet me klub të ri
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Futbollisti kosovar Elvis Rexhbexhaj tashmë është bërë më klub të ri.
Kosovari e ka mbyll aventurën tek Wolfsburg për t’u transferuar tek Augsburgu, një tjetër klub gjerman.
Rexhbeçaj që ka pasur kontratë edhe për një vit me “Ujqërit”, ka zgjedhur kalimin tek Augsburgu.
Sipas ‘Bild”, ky klub do t’i paguajë 1,75 milionë euro për futbollistin kosovar dhe kjo shumë mund të rritet me kohë.























