Edhe 1187 persona janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTKlive
Ndërsa raste aktive janë 9820. Në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike të SHSKUK-së janë 15 paciente të prekura me Covid-19, gjendja e të cilave është stabile.
Megjithatë, deri tani asnjë fëmijë i porsalindur nuk ka rezultuar pozitiv me virusin. Numri i rasteve të reja me virusin Covid 19, në vend po vazhdon të jetë i lartë, ku në këtë 24 orësh janë regjistruar edhe 582 raste të reja të infektimit. Covid 19 vazhdimisht ka atakuar edhe gratë shtatzëna, e për pasojë në Repartin e Konzervativës të Klinikës Gjinekologjike janë duke u trajtuar 15 paciente të infektuara me virusin Covid 19.
Disa nga to janë lehona e disa të tjera ende nuk kanë lindur. Mjeku Blerim Syla thotë se gjendja e tyre është stabile.
“Simptomatologjia është më e lehtë dhe çka mund të them me siguri të plotë se ato të cilat janë të vaksinuara po e kalojnë shumë shpejtë dhe shumë më lehtë dhe pse jemi në koordinim të plotë me pulmologë dhe infektologë”, shtoi Syla.
Ai po ashtu tha se pasqyra klinike nuk është aq e vështirë sa ka qenë në fazat e kaluara dhe se deri tani asnjë nga foshnjat nuk kanë rezultuar pozitiv me virusin.
Fëmijë për momentin nuk kemi asnjë rast që është shënua nga ne të paktën, nga lindjet që janë kryer. Lindjet kryhen këtu në repartin e posaçëm si lindjet me prerje cezariane si lindjet spontane.
Por edhe përcjellja e shtatzënisë tashmë bëhet këtu. Fëmijët nuk janë duke u prekur për momentin.
Nga Klinika Gjinekologjike kanë bërë të ditur se aktualisht janë të furnizuar mirë me terapi për trajtimin e pacienteve të prekura me virusin.























