RTK ofron hapësira pune për katër gazetarë nga Ukraina
BKT
Lajme

RTK ofron hapësira pune për katër gazetarë nga Ukraina

RTKlive

Gazetaret ukrainase që tashmë janë strehuar në Kosovë janë pritur sot nga kryetari dhe nënkryetarja e Bordit si dhe nga drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Në këtë takim janë njoftuar për se afërmi për punën që bëhet në Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe për mundësinë që RTK u ka ofruar duke u siguruar akomodim në hapësira të punës deri në gjashtë muaj katër gazetarëve ukrainas, të cilët u detyruan të largohen nga vendi i tyre pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gazetarët ukrainas kanë falënderuar Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së për mundësinë e ofruar, përderisa kanë theksuar se ato vazhdojnë çdo ditë të qëndrojnë në profesionin e gazetarëve, duke raportuar nga këtu online për mediat ku kanë punuar me parë, si dhe duke shpërndarë informacione mbi aktualitetin në Ukrainë.

Gazetaret nga Ukraina janë pritur nga kryetari dhe nënkryetarja e Bordit si dhe nga drejtori i përgjithshëm

 


MË SHUME NGA Lajme