Festivali RLIOF për bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha
RTKlive
Kulturë

Festivali RLIOF për bilbilin e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha

Dafina Smajli/RTK

Një mbrëmje e veçantë ju dedikua këngës shqipe në kuadër të festivalit internacional operistik Rame Lahaj i cili po vazhdon të mbahet në Prishtinë.

Me sallën e mbushur plotë solokëngëtarët si Arta Jashari- soprano, Zana Abazi- soprano, Klodjan Kaçani - tenor, Armand Likaj - baritone, Mirlinda Koci- soprano, Granit Musliu - tenor të përcjellur nga pianisti Mennan Bërveniku interpretuan vepra nga kompozitorë shqiptar si P. Jakova, Ç. Zadeja, R. Dhomi, T. Harapi, L.Dizari etj.

Mbrëmja ju dedikua bilbilit të këngës shqipe Nexhmije Pagarusha, por e veçanta ishte edhe program i me vepra të pa dëgjuara më parë nga kompozitori Çesk Zadeja.

Pas këtij koncerti RLIOF do të vazhdoj me koncertin “ New Generation” i cili i dedikohet artistëve të rinjë që kanë ndjekur Masterclass në kuadër të festivalit.

 


APR
Romay Lift