Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2022-2027 dërgohet për miratim në Kuvend
BKT
Elmina Osmani/ RTK
Lajme

Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2022-2027 dërgohet për miratim në Kuvend

Elmina Osmani/ RTK

(E plotësuar: ora: 13:00) Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i ka rekomanduar Kuvendit për miratim Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027, me pesë vota për, dy kundër dhe një abstenim.

Strategjia e Sigurisë së Kosovës, diskutohet me dyer të mbyllura

(E plotësuar: ora: 10: 20) Ka nisë mbledhja e Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës, 2022-2027. Komisioni ka kërkuar që punimet të vazhdojnë pa praninë e medieve.

Enver Dugolli, kryetar i komisionit tha se e konsiderojnë që kjo pjesë do të jetë e mbyllur për shkak se do të diskutojnë në hollësi rreth këtij dokumenti.

Shqyrtohet strategjia e sigurisë së Kosovës

Afet Bela/ RTKlive

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet  shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës për vitet 2022-2027, raporton RTKlive.

Mbledhja fillon në ora 10:00.


MË SHUME NGA Lajme