14:22 / 27.07.2022
Tre të vdekur dhe 1 853 raste të reja me Covid-19
Kimete Kasumi/ RTKlive
Tre persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar 1.853 raste pozitive.
Sot janë shëruar 840 qytetarë e në total numri i rasteve aktive është 10 mijë e 830, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 127 doza të vaksinës kundër Covid-19.
























