Kosova dhe MCC do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi 200 milionë $
BKT
Foto: Zyra e presidencës
Lajme

Kosova dhe MCC do të nënshkruajnë marrëveshjen mbi 200 milionë $

Visar Krasniqi/RTK/ Uashington

Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për programin Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit zhvillohet gjatë ditës në një Departament të Kongresit, njofton gazetari i RTK-së nga Uashingtoni, Visar Krasniqi. .

Nga ky financim, 200 milion dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milion dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milion do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së). Programi përfshin tri projekte:

- Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet  170 Mw, që ofrojnë rezervë 340 MWh); Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe; Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.

Ky është programi më i madh i Kosovës që ka me MCC. Para kompaktit, kur është bërë pjesë e MCC Kosova ka përfituar nga një tjetër program që quhet Thershold, në vlerë rreth 50 milion dollar. Projekte nga ky program tashmë janë duke u realizuar, siç është ndërrimi i njehsorëve të Termokosit; fasadimi i disa ndërtesave në komunën e Lipjanit, Graçanicës e Mitrovicës, e së fundi edhe ndërrimi  i fasadës strukturore të soliterave në lagjen Ulpiana.

Po ashtu ka pasur edhe një projekt për digjitalizimin e dosjeve të Gjykatave dhe një tjetër për matjen e cilësisë së ajrit.

Sipas kohës lokale  në Uashington ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes, fillon në ora 15 e 30.

Nikoqir i ceremonisë do të jetë Gregory Meeks, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright.

Kjo e fundit pritet të vë nënshkrimin mbi marrëveshje, ndërsa nga Kosova do të nënshkruajë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.


MË SHUME NGA Lajme