Gazetaret ukrainase vizitojnë RTK-në
BKT
Lajme

Gazetaret ukrainase vizitojnë RTK-në

RTK

Gazetaret ukrainase që tashmë janë strehuar në Kosovë janë pritur sot nga kryetari i Bordit te RTK-së, Besnik Boletini dhe nënkryetarja Arta Berisha si dhe nga drejtori i përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Në këtë takim janë njoftuar për se afërmi për punën që bëhet në Radiotelevizionin e Kosovës, si dhe për mundësinë që RTK u ka ofruar duke u siguruar akomodim në hapësira të punës deri në gjashtë muaj katër gazetarëve ukrainas, të cilët u detyruan të largohen nga vendi i tyre pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Gazetarët ukrainas kanë falënderuar Bordin dhe menaxhmentin e RTK-së për mundësinë e ofruar, përderisa kanë theksuar se ato vazhdojnë çdo ditë të qëndrojnë në profesionin e gazetarëve, duke raportuar nga këtu online për mediat ku kanë punuar me parë, si dhe duke shpërndarë informacione mbi aktualitetin në Ukrainë.


MË SHUME NGA Lajme