Takimet në Washington, temë debati sonte në “RTK Prime”
RTKlive
Sonte në emisionin “RTK PRIME”, do të debatohet për ngjarjen e fundit politike në vend.
Bëhet fjalë për vizitën zyrtare që presidentja e republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, dhe kryeministri Albin Kurti, janë duke zhvilluar në Departamenti Amerikan të Shtetit.
Vizita zyrtare në SHBA e krerëve të shtetit dhe rëndësia e takimit të tyre me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, biseda e gjatë rreth një orësh me të, temat që u diskutuan dhe ndikimi që ky takim mund të ketë në zhvillimet e mëvonshme politike në Kosovë, pritet të diskutohen sonte në emisionin “RTK Prime”.
Të ftuarit e gazetares Fitore Rexhepi do të jenë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe analistët Arta Tahiri-Beqa e Dorajet Imeri.
Emisioni “RTK Prime” transmetohet nga e marta në të enjten me fillim në orën 20:20 minuta.
























