Krasniqi: Qeveria t`i përkrahë edhe komunat ku nuk qeveris Vetëvendosje
BKT
Lajme

Krasniqi: Qeveria t`i përkrahë edhe komunat ku nuk qeveris Vetëvendosje

Ahmet Maholli /RTK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Skenderajt, në kuadër të vizitave që ka nisur nëpër komunat e Kosovës.

Krasniqi është pritur nga kreu i kësaj komune, Fadil Nura i cili e njoftoi për projektet që po realizohen në këtë komunë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar komunën e Skenderajt. Projektet që u panë nga afër janë izolimi dhe fasadimi i banesave kolektive, ai i parkingjeve në qytet, dhe punimet në parkun qendror.

Me këtë rast, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, tha se Qeveria e Kosovës nuk po i ndihmon fare komunat me projekte, përkundrazi po i bllokon ato.

“Qeveria vërtet I ka penalizuar komunat, dhe Skenderaj është një nga to është obligim I qeverisë që ti trajtojë “ tha Krasniqi.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura tha se qeveria aktuale ia ka hequr komplet nga buxheti i këtij viti, projektin kryesor për furnizim me ujë të pijes për mijëra qytetarët e kësaj komune.

Një projekt madhor që ka qenë në procedurat e prokurimit në OSHP fatkeqësisht nga qeveria është anuluar nga buxheti I planifikuar dhe kjo ka bërë që sot Skenderaj dhe 52 fshatra pa furnizim të ujit të pijes që është me të vërtet për keqardhje Kryetari i PDK Memli Krasniqi lavdëroi punën që ka bërë kryetari Nura deri më tash, pavarësisht sfidave me të cilat sipas tij po përballen.

 

 


MË SHUME NGA Lajme