Hovenier e mirëpret ratifikimin e shpejt të Marrëveshjes me MCC-në
BKT
Lajme

Hovenier e mirëpret ratifikimin e shpejt të Marrëveshjes me MCC-në

RTKlive

(E plotësuar) Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier e ka mirëpritur ratifikimin e shpejt dhe unanim të Kuvendit të Kosovës për Marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes Kosovës dhe MCC-së, në vlerë prej 236.7 milionë dollarë.

“Mirëpresim ratifikimin e shpejtë në Kuvendit e Kosovës të Marrëveshjes me MCC-në. Kompakti kaloi më herët sot me votim unanim. Ky ratifikim, i miratuar brenda 24 orëve nga nënshkrimi i Kompaktit, na mundëson të fillojmë të punojmë drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Twitter.

Hovenier i lumtur për marrëveshjen mes Kosovës dhe MCC-së

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mbrëmë në mes Kosovës dhe MCC-së.

“I lumtur që shoh Kosovën dhe SHBA-në të ndërmarrin një hap tjetër që thellon partneritetin tonë të përbashkët. Mezi presim të shohim rezultate domethënëse nga kjo. Kompakt në muajt dhe vitet e ardhshme!”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Marrëveshja e nënshkruar mbrëmë në Uashington në vlerë 236.7 milionë dollarë është vlerësuar si investimi më i madh i bërë ndonjëherë në Kosovë, në fushën e energjisë.


MË SHUME NGA Lajme