Kurti për Walker: Dëshmitar i së vërtetës për krimet e kryera të luftës
BKT
Lajme

Kurti për Walker: Dëshmitar i së vërtetës për krimet e kryera të luftës

RTKlive

Kryeministri Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, ka takuar ish-ambasadorin e OSBE-së dhe mikun e madh të Kosovës, William Walker.

Kryeministri Kurti në profilin e tij në Facebook, e ka shpërndarë një foto nga takimi me diplomatin e shquar amerikan, i cili bëri që për masakrën e kryer nga regjimi serb në Reçak të njoftohej e gjithë bota.

“Duket gati njësoj si para 25 vjetëve kur u takuam për herë të parë në Prishtinë. Thua se është ndalur koha e tij për këtë dëshmitar të kohës sonë. Ishte kënaqësi ta takoj ambasadorin William Walker në Washington DC, të evokojmë kujtimet, të diskutojmë për të tashmen, të ndajmë shpresat dhe shqetësimet për të ardhmen. Diplomatët e së vërtetës për krimet e kryera gjatë luftës janë miq të popujve dhe armiq të diktatorëve”, ka shkruar Kurti.

Walker e udhëhoqi misionin vëzhgues të asaj kohe të OSBE-së në Kosovë para dhe gjatë luftës, teksa ishte njeriu i parë i cili masakrën e Reçakut e cilësoi si krim kundër njerëzimit, me çka iu hap rrugë sulmeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe.


MË SHUME NGA Lajme