Osmani dhe Kurti: Vizita në SHBA shumë e rëndesishme dhe e frytshme - Video
Donika Sherifi/RTK
(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri Albin Kurti, me të zbritur në Aeroportin ‘Adem Jashari’, në një konferencë për medie, kanë folur për vizitën në SHBA.
Dy krerët e shtetit tonë, e kanë vlerësuar të rëndësishme dhe frytshme vizitën në tokën amerikane.
E para e vendit tonë, Vjosa Osmani tha se vizita ishte shumë e rëndësishme, por pjesa më e rëndësishme sipas saj ishte takimi me sekretarin Blinken i cili në emër të Biden ka përcjell mirënjohjen e tij për lidershipin që Kosova ka tregu kohëve të fundit.
"Pjesa e dytë është Marrëveshja me MCC, investimi më i madh në dekadat e fundit që ka dëshmi që SHBA qëndron pranë Kosovës", shtoi Osmani
Siç e kemi thënë gjatë takimit me Blinken, partneriteti ynë ka qenë dhe mbetet esencial edhe sot për te fuqizuar ekonominë e saj dhe kur kemi pranë SHBA të gjitha sfidat bëhen më të lehta.
“Jemi shumë me fat që kemi mbështetjen e aleatit tonë më të rëndësishëm në botë”, tha ajo
Osmani tregoi edhe për temat e diskutuara gjatë kësaj vizite.
“Temat që i kemi diskutuar ishin, fuqizimi i Kosovës, njohjet e Kosovës janë te mëdha për shkak të mbështetjes së SHBA-së që ka ndaj Kosovës, po ashtu si mund të rritet numri i njohjeve Blinken dhe Biden kane qenë shumë të investuar ta ndihmojnë Kosovën në këtë drejtim, për njohjet dhe siç e dini nga deklarata e Blinken nuk flitet me vetëm për integrimin euroatlantik po edhe par atë ndërkombëtar. Sa i përket çështjes së dytë, sigurisë kemi kërkuar përkrahje nga SHBA për anëtarësim në NATO kemi sqaruar pse është kaq e rëndësishme tani kur siguria është e brishtë për shkak te agresionit rus në Ukrainë”, tha Presiedentja Osmani.
Poashtu ajo tha se kanë folur edhe se si ta rrisim bashkëpunimin mes FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, kemi vazhduar me temën për reforma te brendshme qe përkrahën fuqishëm nga Blinken, dhe për dialogun që u konfirmuar që është e domosdoshme njohja reciproke.
“Siguria energjetike për Kosovën dhe mbare botën është themelore, e përmes marrëveshjes me MCC ka dhënë mbështetjen më të madhe për Kosovën përmes saj është diskutuar për zhvillimin ekonomik, sfidat që po përballemi, si të rriten investimet e huaja. Them me plot bindje se u rikonfirmua edhe njëherë përkushtimi i SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën në integrimin euroatlantik dhe i konfirmoi se Kosova nuk ka mik më te madh se SHBA-të, tha Osmani.
Osmani deklaroi se çështja e "Ballkanit të Hapur" nuk është hapur fare në asnjë moment në takim me Blinken ndërsa tha se çështja e Manastirit të Deçanit është hapur në kontestin e respektimit të Kushtetueses.

Kurse kryeministri Albin Kurti tha se ishte një vizitë e shkëlqyeshme dhe shumë e frytshme.
Kurti tha se në njërën anë kishim nënshkrimin me Shtete e Bashkuar të Amerikës, përkatësisht me programin Kompakt, në vlerë prej 200 mijë dollarë, dhe ne anën tjetër takimi tejet i përzemërt dhe i dobishëm për vendin tonë, sekretarin amerikanë të shtetit Blinken.
“Në programin kompakt siç e kemi shpjeguar edhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanollim siç e kemi shpjeguar edhe më herët parashihte një grand mbi 200 milionë dollarë, pra nuk bëhet fjalë për kredi që duhet të kthehet, bëhet fjalë për një grand që i jepet vendit tonë për sektorin e energjisë më theks të veçantë tek bateritë akumuluese dhe gjithashtu tek trajnimet dhe ngritjet e shkathtësive profesionale në sektorin e energjisë me potencim të pjesëmarrja e grave”, tha Kurti.
Ai tha se ju e dini se do të përqendrohemi të burimet e ripërtërishme dhe pikërisht përqendrimi të burimet e ripërtërishme sipas strategjisë së energjisë 2021-2031, shkon deri 1400 megavat në vitet në vijim, madje, shpresojmë ta tejkalojmë këtë numër.
E për takimin me sekretarin Blinken, Kurti tha se ishte fort i veçantë sepse është konfirmimi i aleancës sonë dhe është hapje e një kapitulli të ri ku reformat demokratike dhe sfidat para të cilave ndodhet kontinenti për shkak të invazionit rus kërkon një shtim të bashkëpunimit me SHBA-të.
Poashtu Kurti konfirmoi se të dielën do të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës, për siç thotë ai, të sigurohen se gjithçka do të shkojë mirë me çështjen e ndërrimit të targave të serbëve në Kosovë dhe për dokumentet e përkohshme që do t’u jepen qytetarëve serbë që hynë në territorin e Kosovës.
Osmani e Kurti konferencë për media, pas kthimit nga SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, mbajnë sot konferencë për media, lidhur me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Konferenca do të mbahet në ora 12:30 në ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, njofton komunikata nga presidenca.
Osmani dhe Kurti morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për programin Kompakt me MCC në vlerë prej 236.7 milionë euro e që është e fokusuar në sektorin e energjisë.
Ata, të shoqëruar edhe nga ministrja e Ekonomisë, Artanë Rizvanolli, kanë zhvilluar disa takime, përfshirë edhe me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.























