Kurti serbëve të Kosovës, obligim yni t’i mbrojmë të drejtat tuaja -Video
Valbona Thaçi/RTKLive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, në gjuhën serbe iu drejtohet qytetarëve serbë të Kosovës lidhur me vendimin e qeverisë për lëshimin e dokumenteve në hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare, për qytetarët serbë që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet serbe.
Kryeministri Albin Kurti iu është drejtuar me një videomesazh serbëve në Kosovë lidhur me vendimin e qeverisë për lëshimin e dokumenteve në hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare.
Kurti tha se ky vendim nis zbatimin pasnesër, më 1 gusht, dhe se po ashtu do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të konvertohen në RKS, transmeton RTKLive.
“Në respektim të ligjeve të Republikës së Kosovës, nga e hëna më 1 gusht 2022, do të fillojë lëshimi i dokumentit hyrje-dalje në të gjitha pikat tona kufitare për qytetarët që posedojnë dokumente identifikuese të lëshuara nga autoritetet e Serbisë. Në të njëjtën ditë, do të fillojë edhe procesi i regjistrimit të veturave që posedojnë targa ilegale të cilat do të kthehen në targa RKS” ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti në videomesazh theksoi se institucionet përgjegjëse kanë bërë përgatitjet e nevojshme ligjore e logjistike dhe se zyrtarët shtetërorë do t’iu ndihmojnë serbëve të Kosovës ta fillojnë e zhvillojnë këtë proces.
Ai iu ka thënë qytetarëve serbë të Kosovës ta kuptojnë këtë si përgjigje ndaj shkeljes së të drejtave të tyre.
Videomesazhi i plotë i Kryeministrit Albin Kurti:























