13:31 / 31.07.2022
Një i vdekur nga Covid-19, bie numri i të infektuarve
RTKlive
Një person ka vdekur dhe 918 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer gjithsej 2.557 testime. E gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus janë shëruar 1.401 persona që ishin të infektuar deri tani. Kësisoj, është ulur edhe numri i rasteve aktive në 9.926.
























